Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 27 mars 2020 për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe formimin e bordit të ri.
Qeveria shkarkon bordin e ShKUK-së dhe emëron bordin e ri

Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara Dr.Diana Dafota zëvendësohet nga Dr. Naim Hoxha; Dr.Sadete Hadri, për shkak të pensionimit, zëvendësohet me Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta zëvendësohet me Dr. Diellor Rizaj.
Pjesa tjetër e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës mbetet sipas vendimit paraprak.
Qeveria ka emëruar Bahrije Spanca anëtare të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publikë Qendrore “Telekomi i Kosovës” sh.a. e cila do të shërbejë në këtë pozitë deri në emërimin e Bordit të rregullt të kësaj ndërmarrjeje.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Disa lote të ujit mineral Kllokoti rezultojnë me përmbajtje të lartë të Borit

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

