Zbardhja e fatit të mbi 1,600 personave të pagjetur është e një rëndësie parësore për Qeverinë e Kosovës, si një parakusht për sigurimin e drejtësisë së vonuar.
Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi, tha për Telegrafin se prioritet i Qevrisë Kurti në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Njëzetedy vite pas luftës të gjitha familjet duhet të dinë fatin e më të dashurve të tyre, që dhimbja dhe ankthi i tyre të lehtësohet dhe që ne si shoqëri të fillojmë të shërohemi. Prioritet në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës, pasi Kosova nuk mund të ketë paqe, drejtësi dhe progres, nëse nuk trajton këto krime makabre”, ka thënë ajo.





