Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në fillim të muajit shtator pritet të vijnë edhe 650 mijë vaksina anti-COVID.
Bislimi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se 150 mijë prej tyre do të vijnë si donacion nga Gjermania.
Qeveria njofton se në fillim të shtatorit vijnë 650 mijë vaksina anti-COVID

Ndërkohë, 500 mijë të tjera do të vijnë më 6 shtator nga programi COVAX, si rezultat i donacionit nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot, 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




