Dokumentet e të gjitha lindjeve, vdekjeve, martesave apo shkurorëzimeve që nga 10 qershori i vitit 1999 në strukturat jo-legale serbe do të njihen nga Qeveria e Kosovës.
Për njohjen e këtyre dokumenteve Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim më datën 29 nëntor, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Qytetarët serbë duke i përdorur dokumentet e lëshuara nga strukturat jo-legale serbe nga data 1 shkurt e vitit 2025 e deri më 30 prill mund të futen në sistemin e Kosovës.
“Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që i kanë regjistruar faktet e gjendjes civile (lindjen, martesën dhe/apo vdekjen) në strukturat jo-legale serbe, që nga data 10 qershor 1999 deri ë hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë për aplikim për regjistrim të atyre fakteve në regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës.”, thuhet në vendimin e MPB-së.
Sipas këtij vendimi regjistrimi i fakteve të gjendjes civile sipas pikës 1 të këtij vendimi, bëhet duke u bazuar në të dhënat e dokumenteve të dorëzuar nga pala.
“Për regjistrimin e faktit të gjendjes civile sipas pikës 1 të këtij vendimi njëri nda prindërit e fëmijës duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës. Në rast se qytetarët, që gëzojnë të drejtën sipas pikës 1 të këtij vendimi, kanë lidhur martesë me shtetasit e huaj, këta të fundit duhet t’i nënshtrohen dispozitave të ligjit përkatës për të huajt për të fituar shtetësinë e Kosovës përmes procedurës së natyralizimit sipas ligjit përkatës për shtetësinë e Kosovës. Me rastin e aplikimit për regjistrimin e lindjes, kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: Kopjet e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës të prindit/ prindërve dhe certifikatën e lindjes origjinale të lëshuar nga strukturat jo-legale serbe, ose fletë-lëshimin nga institucionet shëndetësore.”, specifikohet në vendim.
Të njëjtat vlejnë edhe për regjistrimin e martesës apo vdekjes.
“Me rastin e e aplikimit për regjistrimin martesës, kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: Kopjet e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe certifikatën e martesës origjinale të lëshuar nga strukturat jolegale serbe.”, është thënë në vendim.
Sipas vendimit kur bëhet fjalë për regjistrimin e vdekjes, kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: Certifikata origjinale; apo dëshmi tjetër mbi vdekjen të lëshuar nga strukturat jo-legale serbe.
MPB ka obliguar Agjencinë për Regjistrimin Civil për zbatimin e këtij vendimi.
Sipas vendimit kur bëhet fjalë për regjistrimin e vdekjes, kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dokumentet si në vijim: Certifikata origjinale; apo dëshmi tjetër mbi vdekjen të lëshuar nga strukturat jo-legale serbe.
MPB ka obliguar Agjencinë për Regjistrimin Civil për zbatimin e këtij vendimi.