Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike.
Në mbledhjen e 18-të, Qeveria në detyrë bën të ditur se ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 €, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026.





