Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka:
Qeveria në detyrë mori tri vendime të reja në mbledhjen e 266-të

- Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik- Ndërtimi i Urës mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e veriut dhe Mitrovicën e jugut;
- Caktuar zonat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Republikën e Kosovës;
- Miratuar ndryshimin e Statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” ShA, sipas vendimit të bordit të drejtorëve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

