Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën i ka marrë dy vendime.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Qeveria ka marrë vendim që të ndajë 10 mijë euro me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila thuhet se do të mbahet më 24 – 26 tetor 2025 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë.
- Reklama -
Gjithashtu Qeveria ka aprovuar Raportin nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
- Reklama -
