LAJME

Qeveria ndanë 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve për FSK-në

Qeveria ndanë 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve për FSK-në
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Korrik 2021, 17:14

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve për Ushtrinë e Kosovës.

Vendimi është marrë me kërkesë të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe me propozimin e sotëm në qeveri të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Mjetet do të ndahen nga ministria e Financave, mjetet e destinuara për rimëkëmbje ekonomike dhe do t’i transferohen ministrisë së Mbrojtjes.

E gjithë shuma për blerjen e dronëve shkon deri afro 12 milionë dollarë, teksa e njëjta do të paguhet me këste.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika