LAJME

Qeveria ndan rreth 300 mijë euro, kuponë ushqimi për familjet në nevojë

Qeveria ndan rreth 300 mijë euro, kuponë ushqimi për familjet në nevojë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2024, 23:05

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Njëri nga këto është edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin  e vendimit të Qeverisë  për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.

Bëhet e ditur se sipas këtij ndryshim-plotësimi, Driton Ademi, zëvendës anëtar, zëvendësohet nga Destan Mustafa, zëvendës anëtar i këtij komisioni. Gjithashtu Elmaze Pireva, anëtare, zëvendësohet nga Berat Jashari, anëtar.

“Vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Vendimin për ndarjen e 500,00 euro për zbatimin e masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Komunës së Prizrenit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Njëherësh njofton se është bërë edhe Raportimi e Vlerësimi i Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2023 si dhe Raportimi Vjetor Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika