LAJME

Qeveria ndan rreth 13 milionë euro për tekstet dhe materialet shkollore

Qeveria ndan rreth 13 milionë euro për tekstet dhe materialet shkollore
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2023, 16:47

Qeveria e Kosovës i ka ndarë rreth 13 milionë euro për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për klasat 1-9.

Sipas njoftimit të qeverisë, mbi 6 milionë e 300 mijë euro janë ndarë për subvencionimin e teksteve shkollore për klasa 1-5, ndërsa mbi 6.6 milionë euro janë ndarë për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se MAShTI javë më parë ka marrë vendim që t’i subvencionojë prindërit apo kujdestarët ligjorë për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit dhe jo të përdoret metoda e deritanishme që ato të shpërndahen nga vetë MAShTI.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika