LAJME

Qeveria ndan pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik

Qeveria ndan pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2026, 07:57

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për miratimin e dhënies së pagës së 13 – të për punonjësit që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës. 

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se përveç atyre që kanë punuar 12 muajt e kaluar në sektorin publik, do të ndahet page e pjesshme edhe për ata që nuk kanë përmbushur plotësisht 12 muaj punë në sektorin publik. 

Paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të 28 dhjetorit. Dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik është përfshirë në Buxhetin për vitin 2026.

Aty thuhet se për të ndarë pagën e 13-të, duhet të merret vendim nga Qeveria, pasi të sigurohet se përgjatë vitit fiskal respektohet rregulla fiskale për mostejkalim të tavanit të deficitit prej 2 për qind të bruto produktit vendor./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika