Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen Elektronike në të cilën ka ndarë 7,278,747.59 euro për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për subvencionimin e rrymës

Përmes një komunikate për media, Qeveria bën me dije se mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve.
“Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, thuhet më tej në komunikatë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

