LAJME

Qeveria ndan mbi 1.6 milion euro për “Trepçën”

Qeveria ndan mbi 1.6 milion euro për “Trepçën”
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Tetor 2023, 21:43

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, në mënyrë elektronike, në të cilën është marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën 1,675,150 euro për ndërmarrjen publike “Trepça”.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, në këtë mbledhje po ashtu është marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Ndërmarrja publike “Trepça” tash e disa muaj ka muaj ka problem me pagesën në mënyrë të rregullt për punëtorët.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika