LAJME

Qeveria ndan 500 mijë euro për Kosovën, premton edhe 1 milion nëse e mund Turqinë

Qeveria ndan 500 mijë euro për Kosovën, premton edhe 1 milion nëse e mund Turqinë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2026, 07:59

Fitorja e Kosovës ndaj Sllovakisë të enjten e kaluar është shpërblyer nga Qeveria. 

Në mbledhjen e mbajtur të hënën Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për “Dardanët”. 
 
Kryeministri Albin Kurti, ka uruar që Kosova të fitojë edhe finalen e plejofit më Turqinë, që luhet në “Fadil Vokrri” të martën. 

Në rast të kualifikimit ai ka thënë se do të ndajnë edhe 1 milionë euro të tjera.  
Kurti pati premtuar shpërblim qysh në nëntor nëse Kosova do ta fitonte ndeshjen me Sllovakinë. 

Në finale e plejofit për kualifikim në Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet të martën, Kosova do të ballafaqohet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika