Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në mbledhjen e sotme, në rend të ditës kanë marrë disa vendime me rëndësi. Duke nisur nga ato që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës së institucioneve shtetërore si emërimi i Këshillit Statistikor, emërimi i drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, si dhe emërimi i drejtorit ekzekutiv për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
“Të gjitha këto procese kanë filluar gjatë periudhës kur qeveria jonë ka pasur mandat të plotë dhe sot janë në përputhje me nenin 31 të Ligjit për Qeveri”, shkruan ZKM.





