Home LAJME Qeveria ndan 100 mijë për punëtoret e sektorit publik që nuk kanë marrë mbështetje financiare prej 100 eurosh

Qeveria ndan 100 mijë për punëtoret e sektorit publik që nuk kanë marrë mbështetje financiare prej 100 eurosh

0
Qeveria ndan 100 mijë për punëtoret e sektorit publik që nuk kanë marrë mbështetje financiare prej 100 eurosh

100 mijë euro janë ndarë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për punëtorët e sektorit publik që nuk kanë marrë mbështetje financiare prej 100 eurosh.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se ndarja prej 100 mijë eurosh është në kuadër të shumës prej 7.3 milionë euro dhe përfshinë mbështetjen për kategorinë që kanë mbetur pa u dalë shtesat në raundin e parë.

Ky propozim u miratua nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

“Ky propozim-vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak që kishte të bënte me ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik dhe bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në raundin e parë dhe kësisoj duhet të ketë mjete shtesë prej 100 mijë euro pra nga ndarja prej 7.3 milionë euro duhet të bëhet 7.4 milionë euro ky është plotësim-ndryshimi në mënyrë që të përmbushen të gjitha obligimet që dalin sipas vendimit”, tha Murati. /klankosova.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here