LAJME

Qeveria ndan 100 mijë euro për komunën e Preshevës si ndihmë për vërshime

Qeveria ndan 100 mijë euro për komunën e Preshevës si ndihmë për vërshime
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Qershor 2021, 15:11

Në mbledhjen e qeverisë u miratua Shqyrtimi i Propozim Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për ndihmë nga vërshimet në Komunën e Preshevës në vlerë 100 mijë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se këto mjete do merren nga nënprogrami i shpenzimeve të paparashikuara.

“Me këtë vendim parashihen të ndahen 100 mijë euro në emër të ndihmës për mbulim të pjesshëm për dëmet e shkaktuara.Këto mjete merren nga nënprogrami i shpenzimeve të paparashikuara, kategoria e shpenzimeve rezerva.

Kurti tha se qeveria e Serbisë se ka ndarë asnjë cent për komunën e Preshevës nga dëmet e shkaktuara si pasojë e vërshimeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika