LAJME

Qeveria ndan 10 milionë euro për skemën “Qeveria për familjet”

Qeveria ndan 10 milionë euro për skemën “Qeveria për familjet”
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2022, 12:06

Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike ka marrë vendim për ndarjen e 10 milionë eurove për skemën “Qeveria për familjet”.

Rreth këtij vendimi, ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media pati thënë se masa ka për qëllim t’i ndihmojë familjet të cilat nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar.

Për këtë kategori, shteti pritet të mbulojë deri në 70 për qind të pagës bruto, maksimumi deri 300 euro, për gjashtë muaj rresht. Ndërkaq, për të përfituar nga kjo janë caktuar kritere.

“Të jetë i moshës 18-64 vjeç, të mos ketë të punësuar asnjë anëtar të familjes, të jetë apo të regjistrohet si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit”, pati deklaruar Murati. /klankosova.tv/Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika