LAJME

Qeveria ndan 1 milion € për bursat e studentëve

Qeveria ndan 1 milion € për bursat e studentëve
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2021, 12:56

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të ndahen një milion euro për subvencionimin e bursave për studentë dhe një milionë euro për aftësimin e të rinjve në fushën e IT-së.

Kryeministri Albin Kurti tha se përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, do të ndihmohen studentët dhe talentet e reja në fushën e TI-së, me ofrimin e mundësisë për përfundimin e kurseve dhe trajnimeve në këtë sektor.

“Është lajm i mirë për të gjithë profesionistët e Teknologjisë së Informacionit”, tha kryeministri Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika