LAJME

Qeveria miraton Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Qeveria miraton Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2026, 09:30

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor në mbledhjen e mbajtur më 03.04.2026.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se përmes këtij ligji synojnë të ulin pabarazinë në mes qytetarëve sa i përkët shërbimeve shëndetësore.

“Edhe ky ligj ka qenë i sfiduar në Gjykatën Kushtetues… Kemi synuar dhe synojmë që njerëzit në nevojë të kenë mbrojtje më të mirë. Përmes këtij modeli synojmë të ulim pabarazinë në mes qytetarëve. Është një hap i rëndësishëm. Secili kontribuon sipas mundësisë që ka dhe përfiton sipas nevojës. Kjo është një politikë që vendos qytetarin në qendër”- tha Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky ligj përfshinë të gjithë qytetarët dhe krijon qasje universale në të gjitha shërbimet shëndetësore.

“Me këtë ligj themelohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm dhe funksionimi e financimi. Me këtë projektligji do të rregullohen çështje si përfshirja e të gjithë popullatës, mbulimin universal, qasjen universale në shërbimet shëndetësore. Do të rregullohen kontributet si burim shtese financiar përveç asaj që parashikon ligji. Ligji përcakton një paketë përftimi që do të përditësohet çdo vit dhe do tu ofrohet kushte të barabarta të gjithë”- tha Vitia.

Më 09.01.2026, Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit 2024.

Ky ligj bashkë me mbi 10 ligje të tjera u shfuqizua me dy aktvendime të Gjykatë Kushtetuese.

Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës me pretendimet për shkelje procedurale në miratimin e tij.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, më 30.01.2026, pati paralajmëruar se do të procedojnë sërish këtë ligj menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Aktvendimi ka pas të bëjë me anulim të disa ligjeve për shkaqe administrative sic kanë thënë ata, unë mendoj që ka qenë gabim sipas mendimit tim sepse nuk ka pasur vërejtje për ligjin që e kemi propozu ne. Lajm i keq por menjëherë pas konsituimit të Kuvendit të Kosovës, do të procedojmë me hapa njësor që ta dërgojmë sa më shpejt me këtë ligj që i hap dhe rrugën ligjore formimt të sistemit informativ shëndetësor dhe fondit për sigurime shëndetësore”- tha ai gjatë një vizite në Odën e Mjekëve të Kosovës bashkë me kryeministrin Kurti.

Qeveria e Kosovës kishte miratuar Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në gusht të vitit 2014./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika