Qeveria ka miratuar një numër projektligjesh të premten, në mesin e të cilëve edhe atë për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Qeveria miraton projektligjin për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar

Kabineti miratoi po ashtu projektligjin për shtetësinë e Kosovës, për lëndët plasëse, sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, për provimin e maturës shtetërore, projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, projektligjin për shërbimet e pagesave, si dhe atë për lojërat mesdhetare XXI Prishtina 2030.
Qeveria po ashtu e ka votuar për edhe Nismën për lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar dhe ushtarak mes Kosovës dhe Turqisë./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

