LAJME

Qeveria miraton Projektligjin e buxhetit të rishikuar për vitin 2021

Qeveria miraton Projektligjin e buxhetit të rishikuar për vitin 2021
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2021, 15:13

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e buxhetit të rishikuar për vitin 2021.Ky projektligj u miratua, ndërkaq paraprakisht disa nga ministrat patën kërkesa specifike sa i përket buxhetit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha gjatë mbledhjes që me këtë projektligj, rimëkëmbja është prioritet.

Ndër të tjera, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka kërkuar që të ndahet edhe një pjesë buxhet për ministrinë që ai drejton, sepse siç tha ai kanë borxhe të trashëguara nga qeveria e kaluar.Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po ashtu tha se kanë nevojë për buxhet për blerjen e dronëve për nevoja të ministrisë së tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika