LAJME

Qeveria miraton Projekt-programin e projektligjeve 2026-2028, prioritet dy ligje

Qeveria miraton Projekt-programin e projektligjeve 2026-2028, prioritet dy ligje
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shkurt 2026, 10:03

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026 – 2028.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë dy ligje që do t’i kenë prioritet.

“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, ka theksua Kurti në mbledhjen e Qeverisë që është mbajtur të premten.

Qeveria të premten gjithashtu ka miratuar edhe Projekt-rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive si dhe Projekt-programin e vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike.

Gjithashtu Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit Nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017, pjesa e parë si dhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit Nr. 3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për programin IPA 2018.

Ekzekutivi e ka miratuar edhe Projekt-rregulloren për procedurën e shqyrtimit administrativ të akteve të komunave.

Gjithashtu Qeveria ka marrë vendim që të themelojë ndërmarrjen publike lokale “Fushë-Kosova” Sh. A. në Fushë-Kosovë dhe ndërmarrjes publike lokale “Eko Drenasi” Sh. A., në Drenas./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika