LAJME

Qeveria miraton ndarjen e gjysmë milioni euro për Gazën

Qeveria miraton ndarjen e gjysmë milioni euro për Gazën
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Janar 2025, 09:29

Qeveria e Kosovës ka  njoftuar se do të ndajë gjysmë milionë euro në formë të ndihmave humanitare për popullin palestinez në Gaza.

Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ku u mor vendimi tha se Qeveria e Kosovës përshëndet marrëveshjen në Gaza dhe uron që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme.

“Republika e Kosovës e përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, si rezultat i së cilës faza e parë e kësaj marrëveshje parasheh krijimin e mundësisë së ndihmave për popullin palestinez. Për këtë qëllim, Qeveria e Kosovës do të ndajë gjysmë milionë euro mbështetje për popullin palestinez në Gaza.

Urojmë dhe bëjmë thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme”, tha Kurti. /Reporteri.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika