LAJME

Qeveria miraton misionin e FSK-së në Shqipëri për kërkim-shpëtim

Qeveria miraton misionin e FSK-së në Shqipëri për kërkim-shpëtim
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2025, 13:09

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike të mërkurën, më 07.05.2025, me ç’rast ka aprovuar kërkesën së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Shqipëri.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se mjetet financiare për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në këtë operacion humanitar, sigurohen nga Buxheti i Kosovës.

Tutje, bëhet e ditur se Ministria e Mbrojtjes është e përgatitur që të mbështetës Shqipërinë me një Kontingjent për nevojë humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkësia Klos.

“Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”- shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika