Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar Agjendën e Reformave të Kosovës në kuadër të instrumentit të BE-së për reforma dhe rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Albin Kurti tha se zbatimi i kësaj agjende është prioritet i veçantë i ekzekutivit.
Ekzekutivi i dha dritën e gjelbër edhe projektligjit për shërbimin e pagesave. I njëjti u konsiderua i rëndësishëm nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se rreth 50 milionë euro në vit është kosto për transfere ndërkombëtare dhe vendore.





