Qeveria e Kosovës gjatë një mbledhje elektronike ka marrë disa vendime.Bëhet fjalë për aprovimin e ndërtimit të stadiumit të qytetit në Pejë, renovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, ndërtimin e stadiumit të qytetit në Ferizaj, renovimin e stadiumit të qytetit në Vushtrri dhe renovimin e Galerisë Kombëtare.
Qeveria merr vendim për renovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Po ashtu ka emëruar komisionet Ad hoc për dy pozita.“Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”.
Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”.”Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

