Qeveria e Kosovës do t’i përkrahë me pako mbështetëse në vlerë të 3 milionë eurove komunitetet joshumicë në vend.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilja Redžepi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Goëing, zhvilluan sot një takim në të cilin diskutuan dhe u dakorduan për pakon e re mbështetëse për komunitetet jo-shumicë në vend”, thuhet në një njoftim për media të Qeverisë.





