Zv/kryeministri i vendit, Besnik Tahiri si dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë zhvilluar sot një bashkëbiseduam me kryetarët e komunave për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Pas kësaj, Tahiri tha se në këtë takim janë dakorduar se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë.
Tutje ai shtoi se duhet poashtu të analizohet edhe zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes.
Ndryshe gjatë 24 orëve janë konfirmuar edhe 329 raste të reja me koronavirus si dhe humbën jetën pesë qytetarë.
Njoftimi i plotë:
Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave.
U dakorduam të rrisim vignilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara.
Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes.