Qeveria e Kosovës në mbledhjen që do ta mbajë sot pritet t’i kërkojë Kuvendit të Kosovës marrjen e vendimit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë.
Qeveria mban mbledhje, pritet t’i kërkojë Kuvendit vendim për dërgimin e FSK-së në Gazë

Kosova është zotuar se do të dërgojë trupa në Gazë, si pjesë se Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, e cila është paraparë të formohet me themelimin e Bordit të Paqes, që është nismë e presidentit amerikan, Donald Trump.
Në rend dite në mbledhjen e Qeverisë është edhe vendimi për ndarjen e 500 mijë eurove për Përfaqësuesen e Kosovës pas fitores ndaj Sllovakisë.
Gjithashtu Qeveria pritet të marrë vendim edhe për ndarjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

Seanca e Kuvendit caktohet për të hënën, Tahiri: Kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

