Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 20-të, kësaj radhe në mënyrë elektronike, raporton Gazeta Blic.Kjo është bërë e ditur përems një njoftimi nga qeveria e në të cilën ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për propozimin e kandidatëve për kryesues dhe anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës nga mbledhja e nëntëmbëdhjetë (19) e zhvilluar me 14.07.2021.
Qeveria mban mbledhje online, këto janë vendimet që mori

“Me plotësim ndryshimin e këtij vendimi, në vend të kandidatit të propozuar për anëtar të Bordit të ZRRE-së, z.Vehebi Sofiu, është propozuar z. Astrit Saraqini. Megjithëkëtë, z. Vehebi Sofiu, sipas vendimit Nr. 08/19 të datës 14.07.2021, vazhdon të jetë kandidat i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për kryesues të këtij Bordi.
Vendimi do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti: Kosova ofron mundësi të shkëlqyeshme për investime

Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë: Ju dërgon të fala nga zemra të gjithëve që jeni në shesh

Një tjetër aksident në Vlashnje, banorët kërkojnë masa për sigurinë në trafik

