Home LAJME Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen disa rregullore

Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen disa rregullore

0
Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen disa rregullore
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të martën mbrëma, gjatë të cilës janë miratuar disa rregullore.

Siç ka njoftuar Qeveria është miratuar Rregullorja për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar, Rregullorja për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë, Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, Rregullorja për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.

Po ashtu në mbledhjen elektronike është miratuar edhe kërkesa për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për projektin e regjistrimit të popullsisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here