LAJME

Qeveria Kurti vendos, këto janë të gjitha sanksionet ndaj Rusisë

Qeveria Kurti vendos, këto janë të gjitha sanksionet ndaj Rusisë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2022, 12:48

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për sanksione ndaj Rusisë.

Ky vendim u mor pas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Gazeta Sinjali.

“Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, imitacioneve financiare dhe individëve; ndalimi i qasjes se tyre në tregjet financiare dhe masa të tjera respektive që shënjestrojnë ndërmarrje të rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për agresionin rus në Ukrainë. Individët gjithashtu do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo transitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione ”, ka thënë ministrja Donika Gërvalla.

Këto sanksione janë vendosur bazuar në sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

/GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika