Home LAJME Qeveria: Kurti të enjten merr pjesë në Samitin e liderëve në Mal të Zi, pjesë e tij edhe O’Brien

Qeveria: Kurti të enjten merr pjesë në Samitin e liderëve në Mal të Zi, pjesë e tij edhe O’Brien

0
Qeveria: Kurti të enjten merr pjesë në Samitin e liderëve në Mal të Zi, pjesë e tij edhe O’Brien

Qeveria ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që mbahet këtë të enjte në Kotor në Mal të Zi.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se “liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Fjalimet hyrëse të Samitit do të jenë publike.

Pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, komisioneri europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.

Nga Kosova, përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here