Qeveria e Kosovës ka uruar është një herë qytetarët për liberalizimin e vizave. Qeveria ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera janë përmbledhur sekuenca nga konferenca për media e kryeministrit Albin Kurti e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla, që është mbajtur të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ditën e parë të liberalizimit të vizave.
Qeveria: Kudo që të udhëtoni, mos harroni se shtëpia juaj është Kosova

“Të gjithë qytetarëve, edhe një herë urime viti i ri 2024, e për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave. Kudo që të udhëtojmë, le ta kujtojmë e kurrë mos të harrojmë, se shtëpia jonë është Kosova jonë e dashur”, thuhet në këtë njoftim./KOHA/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

