Deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila ka thënë se propozimi franko-gjerman është i ndarë në dy faza. Këto detaje i dha në një diskutim të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.
“Në nëntor ishte një proces që shumë pak ka marrë vëmendje në Serbi ose në vendet e tjera që mund të mos e ndjejnë ndikimin e tyre por në Kosovë ka qenë nja hap i madh përpara. Ajo çka doli tjetër në të njëjtën periudhe kohore ishte plani evropian më duhet të të korrigjoj se kemi kërkesa të vazhdueshme edhe nga vetë qeveria gjermane dhe ajo franceze e natyrisht edhe BE-ja që ky plan nuk është plan franko – gjerman por është plan evropian në mbështetje edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fakt pati disa informacione, komponenta të planit që kanë dalë për opinionin publik por çka mund të ju them sot këtu në esencë plani përmban zgjidhjen finale, procesin e normalizimit të përgjithshëm të ndarë në dy faza”, ka thënë ajo në një diskutim të organizuar nga Intituti Demokratik i Kosovës.
Ndërsa sipas saj faza e parë e këtij plani në të cilin mbështetje pati edhe nga SHBA-ja përmban çështje të cilat kanë mbetur të hapura por që nuk përfshin njohjen reciproke në mes të dy shteteve.





