Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar se është çështje orësh rifreskimi i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë pas situatës tash e dy javë në Ukrainë.Gërvalla tha se ata qeveria është duke shqyrtuar miratimin edhe të një fondi që ka për qëllim ndihmën humanitare në Ukrainë.
“Kërkesën për miratim, të rifreskimit të BE-së ndaj Federatës Ruse. Jemi duke shqyrtuar edhe themelimin e një fondi për ndihmë humanitare në Ukrainë përmes një shoqate humanitare nga Kosova”, tha ajo.





