LAJME

Qeveria i ndan 75 mijë euro Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për ta promovuar Kosovën

Qeveria i ndan 75 mijë euro Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për ta promovuar Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2025, 09:49

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje në formë elektronike mbrëmë, ku ka marrë dy vendime.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë 75 mijë euro për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, me qëllim të promovimit të vendit.

Vendimi tjetër është për mbështetjen e procesit të nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Francës për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike – “Procesi Pall Mall”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika