Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.
“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për Qeverinë gjermane e cila dhuroi donacionin e ri për FSK-në në vlerë prej 405 mijë euro. Sot pata kënaqësinë të pres në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, Nënkolonel Franz-Josef Nolte, ku së bashku me Kolonel Cakajn, nënshkruam Marrëveshjen për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro”, ka shkruar Mehaj.





