Qeveria e Kosovës sot ka miratuar përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Qeveria emëron bordin e ri të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Emrat e propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi janë: Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë, Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave, Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve, Agreta Gecaj-Gashi nga SHSKUK-ja dhe Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve.
Më 22 qershor, Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar dy vendime të Qeverisë Hoti për bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Gjatë kësaj mbledhje, Qeveria ka shkarkuar anëtarët e vjetër të këtij bordi dhe deri më sot Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka qenë pa bord.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

