Edhe pak ditë bëhen një muaj, kur Qeveria e Kosovës me vendim i ka ndaluar hyrjen e të gjitha mallrave serbe në Kosovës. Vendimi se është lehtësuar masa, nuk është i vërtet. Vendimi për ndalimin e mallrave vazhdon të mbetet në fuqi dhe nuk ka masë lehtësuese. Po ashtu vendimi edhe për transit mbetet i njëjtë , nuk lejohen të hyjnë mallrat serbe në Kosovë.
Dogana e Kosovës po vazhdon ta zbatojë vendimin e Qeverisë për ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci për “IndeksOnline”.
Ai saktësoi se Dogana është e obliguar të veprojë sipas vendimit të Qeverisë.





