Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe UD kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Enis Abdurrahmani, kanë lidhur sot dy marrëveshje për subvencionimin e ndërmarrjes me 1.87 milion euro.
Sipas një komunikate të ME-së, me këto mjete Trepça ShA, do të kryejë investime kapitale prej 970 mijë eurosh në tri njësitë biznesore, minierat me flotacion në Stantërg, Kishnicë-Artanë dhe Kopaonik-Leposaviq dhe do të mbulojë shpenzime operative në vlerë 900 mijë euro.
“Deri në fund të vitit, ndërmarrja do të përfitojë 3 milionë euro subvencione nga Ministria e Ekonomisë si dhe kredi 20 milionë euro nga Qeveria e Republikës për investime kapitale në makineri minerare dhe flotacion të ri”.





