Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa.
Qeveria e shtyn zbatimin e vendimeve për reciprocitet të letërnjoftimeve e targave me Serbinë

Vendimi është marrë pas takimit të krerëve shtetërorë të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier. SHBA-ja ka kërkuar të shtyhet implementimi i vendimeve për 30 ditë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e sotme të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar. Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës. Falënderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasurinë, burg deri në 5 vjet për mosdeklarim

Trumpi u bën thirrje aleatëve që të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Milanoviq e çuan të çmendur deklaratën e Vuçiqit se Kroacia, Kosova e Shqipëria po planifikojnë sulm ndaj Serbisë

