LAJME

Nata e 13-të e protestës “Jo në emrin tim”

Nata e 13-të e protestës “Jo në emrin tim”
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shtator 2026, 21:05

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte, me natën e saj të 13-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Aktori Kushtrim Sheremeti do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim.

Programi do të nisë me Betimin e Ushtarit nga veterani Bekim Juniku. Më pas do të flasin organizatori i protestës, Çlirim Haziri, gazetarja nga Shqipëria, Denada Kola, dhe aktori Kushtrim Sheremeti.

Në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtarit”, ndërsa veterani Bekim Juniku do të ndajë edhe dëshminë e tij personale. Luan Jahiri do të sjellë një interpretim për Epopenë e Jezercit dhe një këngë ushtarake.

Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe aksioni simbolik “Një minutë heshtje për drejtësinë”. Protesta fillon në orën 21:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika