Një grup i forcave britanike ka mbërritur në Kosovë si pjesë e Forcave Rezervë Strategjike të KFOR-it. Grupi, pajisjet dhe automjetet e Batalionit të Parë të “The Rifles” të Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kosovë për një stërvitje 45-ditore, është thënë nga KFOR-i.
KFOR: Një grup i ushtarëve britanikë ka mbërritur në Kosovë për stërvitje 45-ditore

“Gjatë gjashtë javëve të ardhshme, ata do të zhvillojnë disa aktivitete trajnuese, si pjesë e kontributit afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”, është thënë nga një zëdhënës i KFOR-it.
Është thënë se ky dislokim i këtij batalioni nuk përfaqëson ndonjë ndryshim në mandatorin e KFOR-it dhe nuk është pjesë e procesit të nisur për optimizimin e KFOR-it.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

IKShPK: 180 raste me fruth janë konfirmuar që nga prilli, mbi 95 për qind te të pavaksinuarit

Gjykimi në mungesë, katër nga 21 të akuzuarit për dëbimin e shqiptarëve figurojnë të vdekur

Haxhiu: Institucionet e Kosovës duhet të veprojnë të bashkuara pas aktgjykimit në Hagë

