Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë raportoi në Parlamentin e Serbisë, për planin franko-gjerman dhe bisedimet me Kosovën.
Vuçiq, në përfundim të seancës së të enjtes tha se “Serbinë e presin ditë shumë të vështira”.
“Duhet të flasim, të kërkojmë zgjidhje, të gëlltisim, të heshtim, pa rrezikuar interesat jetike, por të jemi të hapur për kompromis”, tha ai.
Por, në një komunikatë të cilën Qeveria e Serbisë e ka publikuar në uebfaqen zyrtare, Kosovës i referohet Republika Kosovës, gjë e cila nuk ka ndodhur më herët nga zyrtarët serbë, apo nga vetë Qeveria.
“Pika 2: Këmbëngulja në formimin e Asociacionit, i cili duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhet në komunikatë.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq. “Ata janë ose tradhtarë ose injorantë. Ose të dyja”, shkroi Jeremiq në Twitter.
\\\
Vlade Srbije je objavila na svom sajtu informaciju o skupštinskoj raspravi o KiM.
U verziji na engleskom, potpuno opušteno navode “REPUBLIC OF KOSOVO”.
Ili su izdajnici ili neznalice. Ili oba.
Za ovo bi se u Španiji ili na Kipru podnosile ostavke.https://t.co/tLWR4F5grP pic.twitter.com/bTKJayQFS8
— Vuk Jeremić (@jeremic_vuk) February 5, 2023