Tri partitë e mëdha gjermane që pritet të formojnë qeverinë e re kanë nënshkruar sot një marrëveshje për koalicion, pjesë e të cilës ishte mbështetja për integrimin në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja propozon hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave me Kosovën si edhe vazhdimin e negociatave për Malin e Zi dhe Serbinë.
“Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë prizëm, nënkuptojmë të gjithë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e Kopenhagenit”, shkruhet në dokument.





