LAJME

Qeveria e Kosovës përkrah nismën për komisionarin për FSK

Qeveria e Kosovës përkrah nismën për komisionarin për FSK
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2022, 12:13

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar i ka dhënë përkrahje nismës legjislative të Kuvendit të Kosovës për komisionarin parlamentar të FSK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo nismë është e nevojshme.

“Qeveria e vlerëson nismën e iniciuar nga deputetët, nisma për komisionarin për FSK krijon kosto shtesë. Dhe një staf shtesë prej 8 personave”, tha ai.

Më 1 mars, deputetët e Komisionit për Siguri kishin trajtuar këtë nismë ligjore të cilën e kishin përkrahur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika