LAJME

Qeveria deklaron se do të vazhdojë ta rrisë mbështetjen për Luginën

Qeveria deklaron se do të vazhdojë ta rrisë mbështetjen për Luginën
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Qershor 2023, 15:18

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së djeshme kryetarin e ri të KKSH-së në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mbështetja e Qeverisë për Luginën, do të vijojë të rritet konform nevojave të komunitetit shqiptar atje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginë përmes kultivimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në Serbi. Në buxhetin e vitit 2022, Qeveria ka ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, ku përfshihen për herë të parë ndarja e 255 mijë eurove për sigurimin falas të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për 4010 nxënës në Luginën e Preshevës, gjë e cila do të vazhdojë tutje, si dhe janë ndarë 78 grante në vlerën e 1 milion eurove, si dhe përkrahje financiare me bursë në vlerën e 107 mijë eurove për 107 studentë nga Lugina”.

“Gjithashtu në mbledhjen e 143-të të Qeverisë, u ndanë dhe 17,350 euro për të financuar vizitën e një delegacioni nga Lugina e Preshevës në Parlamentin Europian, për ngritjen e çështjes së diskriminimit dhe problemeve me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Mbështetja e Qeverisë për Luginën, do të vijojë të rritet konform nevojave të komunitetit shqiptar atje”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika