Më shumë se një vit pasi nënshkroi traktatin, Qeveria e Kosovës e ka dërguar në Kuvend për shqyrtim projektligjin për ratifikimin e Traktatit me Danimarkën, për shfrytëzim të Institucionit Korrektues në Gjilan nga Danimarka, për të burgosurit e saj.
Kosova dhe Danimarka kishin arritur një marrëveshje, me të cilën Danimarka parashihet t’i dërgojë 300 të burgosur për ta vuajtur dënimin në Kosovë.





